Portreti i artistit Jean-Michel Basquiat në ankand

E ekzekutuar në vitin 1982, "Portreti i artistit si një i ri i braktisur" është një nga pikturat më të sofistikuara të karrierës së Jean-Michel Basquiat

Ilustrim
Ilustrim

Në të njëjtin koleksion privat për gati tridhjetë vjet, kjo veper përbëhet nga dhjetë panele druri të pikturuara, ku secila tregon shenjat, shifrat dhe gjuhën komplekse grafike që përfshin ikonografinë unike të artistit.

Kuratori Fred Hoffman e quajti këtë pikture një “përpjekje komplekse dhe ambicioze të artistit për të krijuar një formë të re të gjuhës artistike për veten e tij, për pikturen dhe për kulturën e zezë”.

“Portreti i artistit të ri të braktisur është një nga punimet më komplekse, e punuar teknikisht në termat e ikonografive që ka subjekte shumështresore të cilat e unifikojnë artin e tij, i cili fokusohet tek vetja si dhe nga mjedisi i kohës së tij”.

”Me përmasa mbi gjashtë metra katrorë, kjo pikturë monumentale është një turne artistik. Duke përdorur copa druri të gjetura, pllaka metalike dhe pjesë harduerësh, Basquiat ndërton një biografi vizuale të artistit dhe botës së tij”, ka thënë kuratori Hoffman.

Ai tutje ka shtuar se ”Paneli qendror paraqet një shfaqje erudite të disa prej motiveve më ikonike dhe më të rëndësishme të artistit. E vendosur fort në qendër të këtij paneli të gjatë, dhe për rrjedhojë në qendër të kompozimit, është kurora me tre cepa me nënshkrimin e artistit.”

Është shumë i sofistikuar dhe imazhet personale zbulojnë një artist të zhytur në traditat historike të artit të pikturës, por në të njëjtën kohë duke luftuar për të pajtuar rolin e tij brenda kanunit artistik bashkëkohor.

“Më e rëndësishmja nga të gjitha asociacionet simbolike të Basquiat, ky emërtim i thjeshtë është bërë një lloj nënshkrimi, një paraqitje vizuale e artistit që shfaqet në shumë prej veprave të tij më të rëndësishme”.

”Përveç pozicionit të saj kryesor, interpretimi i kësaj kurore mund të lexohet si një koment jo aq delikat mbi ngjitjen e Basquiat si adoleshent me ngjyrë në një botë të artit të dominuar nga të bardhët. Mbi një shtresë bazë të bojës së zezë, të stolisur nga pika të bardha si Pollock, kurora e Basquiat del nga një rrotullim i zhurmshëm i bojës gri – një kombinim i pigmentit të zi dhe të bardhë – duke zënë me krenari qendrën e përbërjes” – shtoi ai.

Kjo pikture e njohur është ekspozuar n shtëpinë e ankandeve Christie’s, ku si gjithmonë prezanton vepra të artistëve të mëdhenj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika