Portreti i famshëm i ish-kryeministrit britanik, Winston Churchill, është vjedhur në një hotel luksoz në Kanada.
Portreti “Luani i zhurmshëm”, i cili është varur në hotelin Fairmont Château Laurier në kryeqytetin Otava për dekada, është shkëmbyer fshehurazi me një kopje. Vjedhja u vu re vetëm disa muaj më vonë.
Drejtori i hotelit, Geneviève Dumas, ka thënë “Dikush ndoshta donte foton për koleksionin e tyre privat ose për ta shitur atë. Unë nuk e di”, raporton Spiegel.
Vjedhja ishte vërejtur javën e kaluar nga stafi i hotelit, të cilët kanë vërejtur ndryshimin e kornizës.
Sipas stafit dhe drejtorit të hotelit, duke marrë parasysh regjistrimet e mysafirëve të mëparshëm të hotelit, periudha e vjedhjes dyshohet të jetë mes të 25 dhjetorit 2021 dhe 6 janarit 2022.
“Kjo do të thotë shumë për ne”, kanë thënë drejtuesit e hotelit.
Fotoja e bërë nga Karsh pasi Churchill mbajti një fjalim në Parlamentin Kanadez në vitin 1941, në mes të Luftës së Dytë Botërore, vlerësohet të jetë 100,000 dollarë.
Policia ka nisur menjëherë hetimet e tyre, duke shikuar dhe video-kamerat, por për shkak të kohës së pandemisë mysafirët kishin të vendosur maska, gjëqë e vështirëson identifikimin e hajdutëve.
Kjo fotografi ishte ndër portretet më të famshme të Churchillit.
Fotografia ishte bërë një simbol i qëndrueshmërisë së Britanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore përballë sulmeve nga Gjermania naziste.
Kash, i cili vdiq në vitin 2002, është i njohur për portretet e figurave historike si Martin Luther King, Albert Einstein, Ernest Hemingway dhe Mbretëresha Elizabeth II. Për shkak të masakrave të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore, ai kishte ikur nga vendlindja e tij në Kanada dhe më pas qëndroi në Hotel Fairmont Château Laurier për 18 vjet.
Ekspozita e tij e parë e fotografive u shfaq në hotel në vitin 1936 dhe ka qëndruar aty deri në vitin 1992.