Portugalia mposhti Uruguajin 2:0, kualifikohet në fazën e dytë

Ndeshja Portugali - Uruguai

Portugalia u kualifikua herët në fazën e 16-të në Kupën e Botës në Katar. Iberianët mposhtën Uruguain 2-0  dhe festuan fitoren e dytë në ndeshjen e dytë gjatë këtij kampionati.

Dy golat e Bruno Fernandes (54′, 90’+2/penalti) siguruan suksesin e kampionëve të Evropës të 2016 në Lusail (28/11/22). Raundi i 16-të i Botërorit 2018 në Rusi kundër Amerikanës së Jugut.

Portugalia udhëheq në grupin H me gjashtë pikë. Gana i ka tri pikë, ndërsa Koreja e Jugut dhe Uruguai i kanë nga një pikë. Bruno Fernandes vendosi sfidën mes Portugalisë dhe Uruguait. Në minutën e 54-t ai shënoi për 1:0.

Në fakt Fernandes krosoi, ndërsa Cristiano Ronaldo kërceu në tentim për ta goditur topin. Fillimisht goli i është evidentuar Ronaldos, por ndërkohë FIFA ka bërë përmirësim dhe golin ia ka numëruar Fernandesit.

Ndeshja Portugalia – Uruguai ishte e fundit e xhiros së dytë të fazës grupore. Të martën luhen katër ndeshjet e para të xhiros së tretë. Në grupin H, ndeshjet e fundit janë të premten. Portugalia luan me Korenë e Jugut, ndërsa në ndeshjen tjetër takohen Gana e Uruguai. Gara është e hapur për përfaqësuesen tjetër që kualifikohet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika