Portugalia shkon për gjithçka ose për asgjë ndaj Çekisë – formacionet zyrtare

Portugalia dhe Republika e Çekisë përballen në kuadër të Grupit F në Euro 2024.

Kjo është ndeshja e parë për të dyja kombëtaret në këtë Evropian, me çka edhe përfundon rrethi i parë i fazës së grupeve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin Red Bull Arena (Leipzig).

Portugalia e Cristiano Ronaldos është favorite për këtë takim dhe do të synojë të nisë rrugëtimin me fitore.

Në anën tjetër, Çekia di të jetë arrë e fortë për çdo kundërshtar të përmasave të mëdha dhe do të synojë të marrë së paku një pikë.

Formacionet zyrtare:

Portugalia: Diogo Costa, Ruben Dias, Pepe, Nuno Mendes, Dalot, Bruno Fernandes, Vitinha, Cancelo, Bernardo Silva, Rafael Leao, Ronaldo.

Çekia: Stanek; Holes, Hranac, Krejcí; Coufal, Soucek, Provod, Sulc, Doudera; Kuchta, Schick./Telegrafi

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika