Portugezi Cristiano Ronaldo dëshiron largimin nga Manchester United

Fakti që Manchester United nuk do të luaj vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, ka bërë që Cristiano të kërkojë një aventurë tjetër

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka kërkuar që të largohet nga Manchester United në rast se një ofertë e mirë arrin në drejtim të tij.

Përkundër që deri tani zëra ka pasur shumë pak, mediat angleze raportojnë që agjenti i pesë herë fituesit të Topit të Artë, Jorge Mendes, ka bërë lëvizje që ta dergojë atë në një skuadër tjetër.

Fakti që Manchester United nuk do të luaj vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, ka bërë që Cristiano të kërkojë një aventurë tjetër.

37-vjeçari, siç raportojnë mediat afër klubit të djajve të kuq, beson se ka edhe katër vite të mira në karrierë, e të cilat nuk dëshiron që t’i shpenzojë larg kompeticionit të tij të prefeuar, Champions League.

Ronaldo është shprehur që përkundër kërkesës së tij, respekti dhe dashuria për klubin nga “Old Trafford” mbetet maksimale.

Gazeta spanjolle Marca, sot ka raportuar që dyert për një rikthim te Real Madrid-i janë të mbyllura përgjithmonë.

E klubet që duket se mund të futen në garë për shërbimet e CR7-ës, janë Bayern Munich dhe Chelsea momentalisht.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika