Pos Veriut, reciprociteti zbatohet në pikat kufitare me Serbinë

Në pikën kufitare në Dheun e Bardhë ka vazhduar të zbatohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitetit me Serbinë për dokumente dhe vendosje të letrave ngjitëse për targa. Policia e Kosovës do të vazhdojë të pajisë shtetasit serbë me dokumente për hyrje-dalje deri në një vendim tjetër të qeverisë

Pas pikave kufitare në veri të Kosovës, ajo në lindje, që lidh vendin me Serbinë, është ndër më të ngarkuarat.

Jo vetëm për shkak të bashkatdhetarëve që po vijnë këto ditë por edhe lidhjes me Luginën e Preshevës.

Të hënën e njw gushtit, pritjet në Dheun e Bardhë në Gjilan, po zgjasin më shumë se zakonisht dhe kjo për një arsye.

Qytetarët me dokumente të Serbisë që sot janë futur në Kosovë përmes pikave kufitare që lidhin vendin me këtë shtet, janë pajisur me dokumente të hyrje daljeve nga Policia e Kosovës.

Kjo pritet të ndodh së paku deri në momentin kur serbët do t’i lirojnë rrugët që çojnë në dy pikat tjera kufitare, Bërnjak dhe Jarinje.

Pasi po i dorëzojnë letërnjoftimet, qytetarët po e marrin mbrapsht dokumentin e përkohshëm përmes të cilit Qeveria e Kosovës ka vendosur reciprocitet.

Këtë praktikë Serbia e aplikon qe 11 vjet për shtetasit e Kosovës.

Ata që janë serbë, kundërshtime e as rezistencë nuk kanë për këtë vendim por as nuk duan ta komentojnë.

Por për vendimin po flasin shqiptarët që kanë dokumente serbe e u duhet të pajisen gjithashtu me dokumentin e përkohshëm, i cili vlen për 90 ditë.

Sipas Policisë së Kosovës deri rreth orës 13:00, të tilla dokumente janë lëshuar rreth 400 në pikën kufitare në Dheun e Bardhë.

Kurse, sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, në gjithë vendin janë dhënë mbi 1500 dokumente për hyrje dalje në Kosovë.

Ky vendim do të pezullohet në të gjithë vendin deri më 1 shtator, sapo të lirohet rruga që çon në dy pikat veriore kufitare, Jarinje e Bërnjak.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika