Posterë për Vuçiqin në veri, Sveçla paralajmëron arrestimin e tij nëse hyn pa leje

Posterë me fotografi e me kërkesë për ardhjen e presidentit të Serbisë Aleksander Vuciq, janë vendosur të sot në katër komunate veriore të Kosovës. Ky rast i cilësuar si nxitje e urrejtjes, sipas njohësve të sigurisë nuk mund të ndikojë në krijimin e ndonjë situate të re atje. Derisa ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Svecla paralajmëroj se nëse Vuçiqi hyn në Kosovë pa leje, mund të burgoset

Karshi shumë shkrimeve në gjuhën serbe, të shkruara më herët, mëngjesin e së dielës aty u vendosën disa shkrime të reja.

Fotografia e Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, u vendos në lokacione të ndryshme në Mitrovicë të Veriut, Zvecan , Leposaviq e Zubin Potok, të  shoqëruara me mesazhin “komandant suprem, po të presim”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se tashmë rasti është cilësuar si “nxitje e urrejtjes” dhe se deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë.

“Në disa lokacione në katër komunat në veri të vendit janë shpërndarë pamflete me fotografinë e kryetarit të Serbisë. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit është hapur rasti për nxitje të urrejtjes. Për momentin nuk ka të dyshuar, e as të arrestuar,” ka thënë Elshani.

Atyre që përmes këtyre posterëve, shfaqën pritjen për Vuciqin, mesazh nga Prishtina u dërgoi ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij,” shkruan Sveçla.

E sipas, njohësit të sigurisë Arben Dashevci vendosja e mesazheve të tilla në veri, nuk mund të kenë ndikim në përshkallëzim të situatës dhe se sipas tij, të gjitha janë veprime të strukturave ilegale të Beogradit.

“Pa dyshim se Republika e Kosovës është në atë luftën speciale që po vazhdon ta bëjë Serbia ose luftën hibride që po e bënë Serbia tash e 24 vite kundër Kosovës, dhe kjo është vetëm një tentim i vogël i copëzave që kanë mbetu për nxitje ose tentativ për nxitje të urrejtjes ndëretnike, nuk pin ujë më në Republikën e Kosovës,” ka thënë Dashevci.

Mesazhe e thirrje në përkrahje të krerëve të Serbisë  vendosen vazhdimisht kur ka tensione në veri apo edhe zhvillime në atë pjesë.

Aleksandar Vuciq për herë të fundit në Kosovë ka qenë në shtator të 2018, me ç’rast kishte vizituar liqenin e Ujamanit, por ishte anuluar vizita e tij në fshatin Banjë të Skenderajt.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika