Postimi paralajmërues i Kurtit, kritikohet për informacionet e përmendura

Rreziqet e paralajmëruar nga grupi i Millan Radoiçiqit, Serbia dhe ndikimi rus, që u adresuan nga kryeministri Albin Kurti, për njohës të sigurisë, nuk janë serioze. Ndërsa njohës të çështjeve politike, një postim me informacione të tilla madje e konsiderojnë si të pavend, përderisa është duke vazhduar dialogun me Serbinë

Kryeministri, Albin Kurti

Millan Radoiçiq, Lista Serbe, Rusia ishin mes emrave që u përmendën në një postim të kryeministrit Albin Kurti gjatë së dielës, ku ngriti alarmin për rrezikun që vjen nga fqinji verior për Kosovën, por edhe ndikimit rus në rajon.

“Rusia synon ndezjen e një vatre krize në oborrin e BE-së, për ta defokusuar NATO-n, kurse Serbia përmbushjen e ambicieve territoriale ndaj fqinjëve sipas projektit “Bota Serbe”, të Vulinit e të Vuçiqit,”shkruajti mes tjerash Kurti.

Megjithatë, ish-hetuesi i Policisë, Murat Mehmeti, thotë se rreziku këtë herë është më i ulët,  krahasuar me 24 shtatorin, me gjithë paralajmërimet për rigrupimin e formacionit të Radoiçiqit, që kreu sulmin terrorist në vendin tonë.

Murat Mehmeti, ish-hetues policor ka thënë se “Grupet janë të formume qysh moti dhe ato nuk ka infiomacione që janë shkapërderdh prap financohen. Ndonjë trazirë momentale, ndonje skenar por në raport më forcat e  Policisë së Kosovës nuk I konsiderojë shumë serioze”.

Megjithatë, një këndvështrim tjetër për postimin e Kurtit ka analisti, Visar Ymeri, dikur bashkëpartiak i Kurtit në Vetëvendosje.

Publikimi i informacioneve të tilla, sipas Ymerit, është veprim i paarsyeshëm, dhe se në vend të ngjalljes së frikës, do të duhej të punohej në ngritjen e vigjilencës së institucioneve kompentente.

Visar Ymeri, analist ka thënë se “Për mu është shqetësuese që kemi një process të dialogut ku mendohet që Kosova e Serbia ti normalizojnë marrëdheniet e ne të njëjten kohë vazhdimisht ngrisim alarme se më afër ekemi luftën se sa normalizimin, I njëjti kryeministër që bënë marrëveshje më Serbin për normalizim të mardhënieve thotë se ata po përgadisin luftë”.

Kurti, në postimin e tij kërkoi nga KFOR-i, EULEX-i dhe Bashkimi Evropian, që të agresionin dhe terrorizmin, publikisht t’ia atribuoojnë Serbisë, si edhe të dnëojnë riorganizimin e grupit të Radoiçiqit.

Ai ka adresuar edhe një herë faktin që përkundër sulmit të mëbshtetur nga Serbia më 24 shtator, nuk ka pasur sanksione ndaj Serbisë, e kjo, sipas Kurtit, vetëm e rrit nivelin e kërcënimit në Ballkanin Perëndimor, derisa siç ka shkruar ai ‘në vend që të jenë duke u përballur me drejtësinë në Kosovë, vazhdojnë përgatitjet për sulme të tjera ndaj Kosovës dhe grumbullim të votave me shantazhe ndaj serbëve të Kosovës.”

 

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika