“Potenciali për përshkallëzim të situatës në veri”, Gjermania pritet të dërgojë trupa shtesë në Kosovë 

Gjermania planifikon të dërgojë trupa shtesë në Kosovë në pranverë si pjesë e misionit të KFOR-it, sipas ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rode dhe gjeneralit gjerman, Bernd Schutt. Ambasadori Rode dhe komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, kanë shprehur kënaqësi për këtë shtim të trupave dhe kanë theksuar se do të vazhdojnë të përpiqen për të parandaluar çdo përshkallëzim dhe janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo sfide

Ushtarët gjermanë të KFOR-it ruajnë ndërtesën komunale pas përleshjeve të djeshme ndërmjet serbëve etnikë dhe trupave nga forca paqeruajtëse e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, në qytetin e Zveçanit, në veri të Kosovës, të martën, më 30 maj 2023, AP.

Gjermania pritet të dërgojë trupa shtesë në pranverë në kuadër të KFOR-it.

Kështu të paktën ka bërë të ditur ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke theksuar rendësin e  pranisë së KFOR-it në vend.

Gjithashtu, edhe gjenerali gjerman, Bernd Schutt, duke bërë të ditur shtimin e trupave gjermane, ka thënë se pjesëmarrja në këtë mision ndikon edhe në interes gjerman të sigurisë.

“Në pranverë do të dërgojmë një kompani shtesë këmbësorie në veprim”, ka thënë Schutt.

Ky, shtim i trupave të KFOR-it është si rezultat i tensioneve në veri të vendit – sulmit terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë të Zvçanit – dhe potencialit për përshkallëzim të situatës atje.

“Ishte një sulm terrorist. Këta nuk ishin qytetarë të pakënaqur, por kishin raketahedhës, automatikë, granata……Personalisht, nuk mund ta imagjinoja se do të ndodhte diçka e tillë dhe për këtë arsye NATO e shtoi praninë e saj dhe Gjermania do të bëjë të njëjtën gjë me një kontingjent të ri nga maji. Ajo që duam është paqe dhe stabilitet. Sulmet si ky janë saktësisht e kundërta e kësaj. Nëse nuk dënohen autorët e sulmit në Banjskë, si mund të rritet besimi mes dy vendeve. Kjo ishte një punë e madhe dhe me të vërtetë autorët duhet të ndëshkohen”, ka thënë ambasadori Rohde në një intervistë për “KO”.

E komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, është shprehur i kënaqur më këtë shtim të trupave.

“Njoftimet e reja në lidhje me vendosjen e trupave shtesë pasqyrojnë vendosmërinë e aleatëve të NATO-s për të siguruar që KFOR-i, duke pasur parasysh tensionet e muajve të fundit, është e pajisur në mënyrë adekuate për të mbështetur mandatin e tij”, ka thënë Ulutas.

“Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për të parandaluar çdo përshkallëzim dhe jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sfide”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika