Pozicionet e partive, pak opsione për qeverinë e re – s’pritet stabilitet politik

Refuzimi i partive nga opozita e legjislaturës së fundit për koalicion me partinë që doli e para në zgjedhje ka zvogëluar numrin e skenarëve në dispozicion për formimin e Qeverisë së re. Në rrethanat aktuale, përveç në rast të një koalicioni vështirë të realizueshëm ndërmjet dy partive të para, opinionistët presin qeveri të brishtë e jetë-shkurtë, duke mos përjashtuar as zgjedhjet e reja

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë.

Pozicionimi PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, kundër koalicioneve eventuale me Lëvizjen Vetëvendosje, parti që doli e para por nuk fitoi aq sa synoi në zgjedhjet e 9 Shkurtit, ka ulur numrin e skenarëve për formimin e qeverisë së re.

Pasi qëndrimin e Vetëvendosjes para zgjedhjeve për të qeverisur si e vetme, e cilësoi “rrënim absurd i urave”, analisti politik dhe sociologu Artan Muhaxhiri, tha se tani nuk mbesin shumë skenarë.

“Opsioni i parë është që Lëvizja Vetëvendosje ta krijojë qeverinë me Nismën, sepse partitë tjera, PDK, LDK dhe AAK e kanë refuzuar në mënyrë kategorike. Ndërsa opsioni tjetër është ai që opozita ta krijojë Qeverinë, mirëpo në bazë të indikacioneve nuk ka shumë shpresë që diçka e tillë të ndodhë. Pra, këto janë dy opsionet e vetme për Qeverinë, ndërsa gjithsesi është si modalitet shkuarja e serishme në zgjedhje”, ka deklaruar Artan Muhaxhiri, opinionist.

Në rrethanat aktuale, ai tha se është e qartë që vendi do të hyjë në një periudhë të krizës institucionale, veçmas kur të vijë radha e zgjedhjes së presidentit të ri.

“Është e qartë se kushdo që do ta formojë qeverinë, ajo qeveri do të jetë e pafuqishme, afat-shkurte, sepse nuk ka asnjë bazë që të ketë një qeveri, e cila eventualisht do të mund ta përfundonte mandatin, presionet janë të mëdha. Presionet ekonomike, presioni i dialogut, i sanksioneve ose masave ndëshkuese, i qeverisë Trump që është krejtësisht e paparashikueshme”, ka theksuar Muhaxhiri.

Cilado qoftë qeveria e re, LVV-Nisma apo opozita nga legjislatura e fundit – me komunitetet jo shumicë duke përjashtuar Listën Serbe nga kombinimi – sipas profesorit Gëzim Qerimi, do të jetë e paqëndrueshme.

“Po flasim për të gjitha opsionet që të cilat nuk krijojnë stabilitet politik dhe institucional në Kosovë, por do të krijojnë një qeverisje një vjeçare mjaft të brishtë dhe jo me kapacitete të plota. Opsioni tjetër që është vështirë i realizueshëm por që do të siguronte stabilitet politik dhe institucional do të ishte një koalicion ndërmjet dy partive më të mëdha, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, nëse i shikojmë në kuptimin e matematikave”, ka deklaruar Gëzim Qerimi, opinionist.

Më 15 prill është caktuar seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, por nuk dihet nëse atë ditë do të thirret edhe një seancë për votimit e Qeverisë së re.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika