Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka njoftuar të shtunën se ka zgjedhur ish-shefin e tij të zbulimit Richard Grenell, si të dërguar presidencial për misione të posaçme.
Post ky ku ai pritet të ndihmojë administratën e ardhshme që të përballet me disa nga sfidat më të vështira të politikës së jashtme.
Trump këtë lajm e dha në platformën e tij të mediave sociale Truth Social.
“Ric do të punojë për disa nga pikat më të nxehta në botë, përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha Trump.
Por, me këtë pozitë a do ketë punë Grenell edhe me Kosovën.
“Konsideroj që nuk do të jetë aq i madh pasi që kemi të bëjë më faktin se kriza politike mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo jo që ka frekuenca oes që ka pas vatër lufte”, ka deklaruar Albinot Maloku, analist politik.
Mirëpo, Maloku, Grenellin nuk e sheh komplet pa peshë për Ballkanin.
“Ai do të jetë në një form ose tjetër edhe si këshilltar i secilit të angazhuar drejtëpërdrejtë për qështjet politike mes Kosovës dhe Serbisë dhe në çështjet e ballkanit, mirëpo jo me peshën që mund të ketë ai në vatrat e krizes, vatrat e luftës që janë nëpër botë”, ka theksuar Maloku.
Grenell shërbeu si ambasador i Trump në Gjermani, pas kësaj ai ishte emëruar si i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat e Kosovë- Serbi dhe si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të Trumpit 2017-2021.
Ai ishte pretendent kryesor për pozitën e sekretarit të shtetit, detyrë që e mori Marco Ruboi. Ai u përfol edhe për emisar të posaçëm për luftën në Ukrainë, për cka më pas u zgjodh Keith Kelloogg.