I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar 28 Nëntorin, festën e Ditës së Flamurit.
Haradinaj nisi Ditën e Flamurit në veri të Mitrovicës, te varri i Isa Boletinit, për të vazhduar te zbulimi i shtatoreve të Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit.
“Nderim përjetë heronjve, nderim përjetë për Isa Boletinin”, është shprehur Haradinaj.
Tutje, Haradinaj ka vazhduar me vizitë në Mushtisht të Suharekës, ku mori pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatoreve të Heronjve të Kombit, Hasan Prishtina dhe Adem Jashari.