Pranvera në Kuvend – grushte, ofendime, mungesa dhe katrahurë

Me performancë të dobët vlerësohet puna e deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror i cili përfundoi dje. Ky sezon u veçua kryesisht për mungesat e shumta të deputetëve, gjuhën joparlamentare dhe si asnjëherë më parë, për shpërndarje të grushtave. Monitoruesit e legjislativit e konsiderojnë këtë sesion si katrahurë

Tensione në Kuvendin e Kosovës, 13 korrik 2023.

Të premten ishte dita e fundit kur deputetët e Kuvendit të Kosovës iu drejtuan dyerve të këtij institucioni për sesionin pranveror.

Mbrapa lanë një sërë projekligjesh të pavotuara e edhe sherre të shkaktuara brenda seancave parlamentare.

Gjithë punën e Parlamentit për këta muaj e quajnë katrahurë monitoruesit e tij.

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tregon disa nga arsyet.

“Përgjithësisht mund të themi që Kuvendi ka pasur përformancë të dobët, 54 pika nga viti i kaluar kanë arritur të votohen me vonesë pesë mujore në anën tjetër kemi pasur legjislacion që është miratuar në kundërshtim me Kushetetutën e Kosovës. Sot i kemi dy ligje që janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Jakaj.

E, seanca që rezultoi me grushte e tensione mes deputetëve dhe qeveritarëve konsiderohet se shkeli shumëfish rregulloren e Kuvendit.

“Sot kemi një seancë të dërguar në Gjykatën Kushtetuese prej 31 pikave për shkak të procedurës së ndjekur nga ana e kryetarit të Kuvendit. Si IKD konsiderojmë që mund të mos ketë shkelje kushtetuese në këtë seancë por shkelje nga ana procedurale sipas rregullorës së Kuvendit, po kemi”, ka shtuar Jakaj.

Mirëpo, të dhënat e monitoruesve nuk duken bindëse për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjës Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila.

Sipas saj, sesioni pos që ka qenë i suksesshëm në tërësi, edhe seanca e 13 korrikut ka qenë në rregull ligjërisht.

“Në aspektin ligjor dhe kushtetues nëse dëshiron të rrëzohet rendi kushtetues në Kosovë rrëzohet ajo seancë. Pasi nuk mund të rrëzohet ose të konsiderohet e jashtëligjshme një seancë, e cila ka 61 deputetë gjatë gjithë kohës, është transmetuar publikisht dhe ka qenë në përputhje me të gjitha normat dhe rregulloren e Kuvendit”, ka thënë Kusari – Lila.

Sipas Insitutit për Drejtësi, nga totali i seancave të rregullta, 41% e tyre u përcollën me më së paku dy vazhdime dhe më së shumti me katër vazhdime.

Këto vazhdime të seancave morën epilog përfundimtar vetëm dy ditë para përfundimit të sesionit pranveror, më 27 korrik.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes...

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se...

Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve...

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023. 87% e...

Osmani në pritjen e presidentit Biden: Aleancë që qëndron në...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të...

Të fundit nga rubrika