Prebreza: Fatkeqësi që një vizion nacional për energjinë të mbetet peng i disa komunave

Visar Prebreza nga "BIRN" theksoi rëndësinë e planeve të energjisë për shtetin dhe shprehu shqetësim për mungesën e kapaciteteve në komunat e vogla për strategji të energjisë solare.

Visar Prebreza, BIRN

Visar Prebreza nga “BIRN” ka thënë se planet apo vizionet për energji janë shumë të rëndësishme për shtetin.

Ai në “Debat Plus”, ku po diskutohet për energjinë solare, tha se Plani Zhvillimor Komunal hartohet nga komunat, disa nga të cilat, sipas tij, nuk kanë kapacitete njerëzore për një strategji të energjisë solare në Kosovë

“Fatkeqësi që një vizion nacional që është energjia me mbet peng I një vizioni të një komune. Sepse Plani Zhvillimor Komunal hartohet nga komunat, çfarë kapacitete njerëzore kanë Istogu e komunat e vogla. Është fatkeqësi qysh mundemi me mbetë peng të një komune që ndoshta s’ka pasur kapacitet e as vizion 10 vjeçar se çfarë do të bëjë me energji solare”, tha ai.

Tutje, ai tha se nëse Qeveria e Kosovës e krijon një strategji të energjisë, ajo strategji duhet të ndjeket edhe nga Ministritë e tjera e po ashtu edhe komunat.

“Nëse themi që shteti e bën një strategji të energjisë, ajo strategji edhe rregullat edhe ministritë e tjera edhe MMPHI edhe komunat duhet ta ndjekin këtë vizion. Nëse qeveria e bën vizionin, komunat e Istogut Junikut, Mamushës që nuk kanë as eksperta të kësaj fushe e mbajnë peng sepse nuk iu ka shkuar në mendje me ba planin zhvillimor komunal, është fatkeqësi e madhe që mundet me i pengu investimet”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika