Prej sot, Turqia do të udhëheqë trupat e KFOR-it në Kosovë

Nga sot, trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë do të udhëhiqen nga Turqia. Për këtë sot do të bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it në mes të Angelo Michele Ristuccia dhe Özkan Ulutaş

Të martën e dhjetë tetorit do të bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it, duke bërë që trupat e NATO-s në Kosovë nga sot të udhëhiqen nga Turqia.

Ndërrimi i komandës së KFOR-it në mes të Angelo Michele Ristuccia dhe turkut Ozkan Ulutas bëhet sot në orën 11:00.

Ndërrimi komandës bëhet në Camp Film City.

Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me personel.

KFOR-i filloi me detyrën më 12 qershor 1999 në Kosovë, në përputhje me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin.

Aktualisht, KFOR-i përbëhet nga rreth 4.500 ushtarë ndërkombëtarë nga 27 vende, përfshirë 21 anëtarë të NATO-s dhe gjashtë vende partnere që nuk janë anëtarë të NATO-s.

Italia, e cila mori përsipër misionin e 27-të të KFOR-it nga Hungaria më 10 tetor 2022, po përgatitet të dorëzojë detyrën pas përfundimit të periudhës së komandës.

Zyrtarët e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare, në një deklaratë lidhur me çështjen, cilësuan KFOR-in si një nga misionet më të rëndësishme në sigurimin e paqes dhe të stabilitetit në Ballkan.

Burime të mediumit turk, Anadolu Agency, theksojnë se që nga themelimi kanë vazhduar kontributet e tyre ndaj KFOR-it.

“Turqia është aktualisht një nga vendet kryesore që ofron mbështetje për misionin e KFOR-it me njësitë tona rezervë operative shtesë”, thanë burimet.

Më tej, duke theksuar se kontributi i Turqisë ndaj KFOR-it do të vazhdojë pa u zvogëluar, burimet thanë: “Me alokimin e misionit të KFOR-it të Turqisë, kanë filluar përpjekjet e koordinuara në lidhje me kontributin e njësive”.

Më 24 shtator, nga një sulm i një grupi terrorist ndaj njësiteve policore të Kosovës, është vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Përgjegjësinë për organizimin e këtij grupi e ka marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i partisë më të madhe serbe në Kosovë, Listës Serbe.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika