Premier League/ Sonte luhet derbi i Londrës, Chelsea – Arsenal

Një tjetër derbi, zhvillohet sonte në kuadër të Premier Ligës angleze.

Rivalët nga Londra, Chelsea dhe Arsenal, ballafaqohen në “Stamford Bridge”.

Të kaltrit, janë në rrugë të mirë për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve. Në anën tjetër, këtë synim më të vështirë për ta arritur e kanë topcinjtë, megjithëse janë akoma në garë.

Djelmoshat e Thomas Tuchel, ndodhen në pozitën e tretë me 62 pikë, kurse Arsenali është i pesti me 54 sosh.

Të besuarit e Artetës, vijnë pas një ecurie negative, duke pësuar tri humbje në tri ndeshjet e fundit. Marrë parasysh këto rezultate, për të shpresuar akoma për një vend në ‘top 4’ Arsenalit i duhen medoemos pikët e plota.

Ndeshja zhvillohet në Stamford Bridge dhe nis në ora 20:45.

Në të njëjtën kohë luhen edhe dy takime të tjera, Everton – Leicester dhe Newcastle United – Crystal Palace.

Mbërmja e sontme në Premier Ligë, përfundon me sfidën, Manchester City – Brighton.

Qytetarët synojnë ta rimarrin sërish kreun e tabelës, pasi Liverpooli ndodhet në vendin e parë pas fitores ndaj Manchester Unitedit. Anipse Brightoni po kalon formë të mirë, City cilësohet favorit absolut në takimin që nis prej orës 21:00, në Etihad.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika