Premiera e filmit “Bomba” më 28 korrik në Cineplexx

Të enjten e 28 korrikut, do të mbahet premiera e filmit “Bomba”, i regjisorit James Fetahu, në kinemanë “Cineplexx”, në Prishtinë. Ky film bazohet në ngjarje të vërteta, të ndodhura gjatë luftës së fundit në Kosovë

Filmi "Bomba"

Të enjten e 28 korrikut, do të mbahet premiera e filmit “Bomba”, i regjisorit James Fetahu, në kinemanë “Cineplexx”, në Prishtinë.

Tematika që trajtohet në këtë film bazohet në ngjarje të vërteta, të ndodhura gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Fotografi i masakrës së radhës ndaj popullatës civile, e cila është kryer nga paramilitarët serbë, arrin të ikë dhe të fshihet në mesin e refugjatëve.

Me vete bart dëshmi të rëndësishme të krimeve dhe dhunimeve të kryera gjatë vitit 1999.

Ky fotograf, njëkohësisht lajmëron edhe shtabin lokal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ndodhur në atë zonë, për masakrat që ndodhin në baza ditore.

Paramilitarët iu vendosin ultimatum për në orën 17:00 civilëve të zënë robër, në mënyrë që ta dorëzojnë aparatin me dëshmi.

Pjesë të nxjerra nga filmi

Në të kundërtën pason masakra e radhës.

Por, edhe UÇK grumbullohet dhe vendos të sulmojë pikërisht në orën 17:00, për t’i liruar civilët e zënë robër.

Pjesë të nxjerra nga filmi

Pjesë e këtij filmi janë aktorët, James Fetahu, Enver Petrovci, Selami Taraku, Bislim Muçaj, Fatos Kryeziu, Dibran Tahiri, Avni Hoti, Kadrije Canolli, rremë Thaqi, Shota Baraliu e të tjerë.

Filmi “Bomba” është realizuar nga AMOL TV, gjatë periudhës 2019-2022, dhe bazohet në ngjarje të vërteta për tmerrin e kaluar gjatë luftës, të rrëfyera nga vetë të mbijetuarit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika