Kompozitori Robert Bisha ka ka përformuar veprën “Monade” se bashku më Filharmoninë e Kosovës në Kino Lumbardhi
“Monade” është një kompozim nga vetë Robert Bisha, një kompozim jo i zakonshëm për Filharmoninë e Kosovës më një formacion duke përfshirë orkestrën, pjesë të korit, solistë, dy gitara elektrike, piano dhe çifteli përfomuar nga vetë Robert Bisha.
Nëpërmjet një njoftimi Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit ka thënë se ky është një bashkëdyzim shumë i rëndësishëm i talenteve, zhanreve dhe kapaciteteve shprehëse muzikore në rrafshin stilistik nga institucioni më i lartë i muzikës koncertale në Kosovë dhe një moment mjaft me rëndësi për qytetin e Prizrenit.
Kompozitori Bisha u rikthye në Prizren për një qëndrim artistik, ku edhe filloi procesin për hulumtim dhe kompozim, duke e parë nga afër dhe duke njohur historinë e Kino Lumbardhit dhe rrethanat e ndryshueshme përgjatë 70 viteve të kësaj kinemaje.
Giithashtu kjo përfromanncë është përcjellur më video-imazhe në një projektor.
Vepra “Monada” ka një narrativë në secilën nga tetë pjesët e saj dhe mundohet ta shohë në çdo këndvështrim Prizrenin. Ka qenë “Lumbardhi” vendi ku kompozitori mbajti të vetmin koncert gjatë vitit 2020 në kohën e pandemisë, kur në prani të 50 personave në bahçe kishte interpretuar “Home Neverland” për solo-piano.
Ndërkaq, përpos hapjes se sezonit të ri të Filharmonisë së Kosovës, kjo premier ishte edhe kremtimi i 70 vjetorit të themelimit të kinemasë Lumbardhi.