Premtimi për ndërtimin e banesave- Kurti: Projekt unik dhe kompleks që do të realizohet për herë të parë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë këtij viti Qeveria do të fillojë ndërtimin e banesave të premtuara në fushatën zgjedhore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga deputetët lidhur me ndërtimin e banesave, të cilat i ka premtuar në fushatën zgjedhore të 14 shkurtit para se të fitonte zgjedhjet.

Sipas Kurtit, ndërtimi i banesave paraqet një projekt i cili nuk është realizuar më herët, ndërsa ka premtuar që Qeveria e Kosovës do të përpiqet ta realizojë projektin gjatë vitit 2023.

“Projekti për banim të përballueshëm është projekt unik dhe zbatohet për herë të parë në Kosovë, duhet të theksohet se ky projekt është krejtësisht i ndryshëm nga banesat sociale, pra banesave për raste sociale të cilat veç ekzistojnë në një masë në Kosovë e që për këtë është aprovuar kredia për 25 milionë euro nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës dhe shumë shpejt pritet që të vijë në Kuvend si projektligj dhe marrëveshje. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës më 16 shkurt 2022 ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për banim me kosto të përballueshme”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa po shprehej se Qeveria ka punuar në këtë drejtim, ai ka treguar katër pikat të cilave u është kushtuar rëndësi sa i përket këtij projekti.

Kurti ka bërë të ditur se kostoja për ndërtimin e banesave e arrin shifrën 200 milionë euro.

“Në këtë muaj IFC ka prezantuar para ministrit Aliu dhe kabinetit të tij studimet dhe rekomandimet se si ky projekt mund të zbatohet në Kosovë. Studimi nga IFC-ja ka përfshirë, analizën e sektorit të banimit në Kosovë, analizën e aspektit ligjor që mundëson realizimin e projektit dhe modelin financiar që mundëson të analizojmë skenarë të ndryshëm dhe kalkulon koston që Qeveria do ta bartë. Sipas skenarit nga IFC, kostoja e ndërtimit për këtë projekt është përafërsisht 200 milionë euro, që përmban një prej projekteve më madhore të qeverisë sonë”, ka vijuar Kurti.

Ndër të tjera, kryeministri Kurti ka theksuar se lokacionet që janë siguruar deri tani janë në Komunën e Pejës, Prishtinës dhe Gjilanit.

“Ne do të përcaktojmë një ekip që do të fillojë më implementimin e projektit në Komuna, projekti do të fillojë të zbatohet gjatë këtij viti. Lokacionet e siguruara deri tani janë komuna e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit. Projekti është kompleks dhe po implementohet për herë të parë në Kosovë. Si Qeveri do të bëjmë të pamundurën që projekti për sigurimin e 4 mijë njësive banesore të realizohet sa më shpejt që është e mundur”, është shprehur Kurti.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika