Premtoi transformim të shëndetësisë por qeveria Kurti la premtime pezull

Në shpalosjen e programit elektoral katër vite më parë, sektori i shëndetësisë vlerësohej nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti si njëri ndër më keq të menaxhuarit. Me premtime për transformim të sektorit dhe shërbimeve të tij, Kurti premtonte vënien në praktikë të sigurimeve shëndetësore, mjete e barna të mjaftueshme, programe të reja për specializantë dhe jo vetëm. Mantelbardhët shprehen të zhgënjyer për televizionin se premtimet nuk u realizuan e kjo në vete, nuk përbën habi për ta

Do ta ndërtojmë sistemin informativ të qartë dhe monitorim të vazhdueshëm për të eleminuar pabarazitë, krijimi i sigurimeve shëndetësore është detyrë për të cilën betohem se do të përmbushet. Punonjësve shëndetësor s’do t’iu mungojnë mjetet e barnat….(pjesë nga prezantimi i planprogramit elektoral)”, Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës në detyrë.

Ishin pjesë e premtimeve për sektorin e shëndetësisë e të tilla edhe mbeten.

Tani kur Qeveria Kurti ka përfunduar mandatin e rregullt qeveritar, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbesin pa sigurime shëndetësore e personeli, pa SISH-in e me mungesë barnash.

Krahas këtyre, ishte premtuar edhe Sistemi elektronik për menaxhim të barnave e asnjë mungesë e tyre, digjitalizimi i recetave dhe sistemit farmaceutik.

E gjendja e tanimë për farmacistët mbetet zhgënjyese.

Para fillimit të mandatit të kësaj qeverie ne kemi pas takime për sa i përket sigurimeve shëndetësore që përfshijnë edhe vet farmacistët ku pjesë e saj ka qenë si qëllim edhe nivelizimi i çmimeve, rregullimi i disa barnatoreve. Mirëpo, sot përjashtim kësaj se kemi as formën elektronike sa i përket farmacive, e as recetës e cila sot nuk ekziston. Kjo e vështirëson punën e farmacistëve por të të gjithë profesionistëve shëndetësor”, ka thënë Gzonit Salihaj, Farmacist.

Në vazhdën e premtimeve u prekën edhe specializantët me shpresa për programe më të avancuara. Por fundi i këtij mandati i gjen njësoj sikurse në të tjerët.

E vërtetë që ka qenë premtim nga ana e Ministrisë për programe më të avancuara për specializantë por ky premtim është larg realizimit, sikurse premtimet për sigurime shëndetësore. Në një mënyrë apo në apo në tjetrën, këto ndikojnë që stafi mjekësor prapë të shikojë alternativa të tjera, të ikë në Gjermani e vende të tjera”, ka thënë Veton Kurti, specializant i Radiologjisë.

Renovimi i klinikave është ajo me të cilën karakterizohet puna e Kurtit në këtë sektor.

Por për gazetarë të shëndetësisë, në pjesë të tjera të premtimeve, qeveria dështoi.

Kanë dështuar t’i realizojnë. I tërë mandati i LVV-së është karakterizu me investime kapitale të renovimeve të klinikave. Kemi pa përurime tërë kohën nga Kurti e Ministri Vitia por realisht, ka pak punë sa i përket funksionalizimit dhe implementimit qoftë të SISH-it ose sigurimeve shëndetësore. Pra, përpos një ligji që ka pësuar pak ndryshime, s’kemi parë asgjë më tepër. Në sektorin e shëndetësisë është shumë i rëndësishëm vullneti politik për realizimin e prioriteteve prandaj, konsiderojë që ato që s’bëhen e ato që mundem me të realizohen, varen nga vullneti politik i partisë në pushtet për ta quar përpara shëndetësinë”, ka thënë Bujar Vitia, gazetar i shëndetësisë.

Televizioni ka tentuar të marrë edhe një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë rreth lënies pezull të këtyre premtimeve dhe arsyeve për këtë por nga e njëjta, nuk ka pranuar përgjigje.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika