Presidenca çeke tregon hapat e vendimmarrjes për vizat

Zëdhënësi i Presidencës çeke, Václav Smolka, ka konfirmuar se në mesin e shteteve të Bashimit Evropian ka gatishmëri që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave për zonën Schengen

Flamuj të Bashkimit Evropian

Zëdhënësi i presidencës çeke të BE-së ka bërë të ditur se raporti i Komisionit Evropian për situatën aktuale me vizat, pritet të prezantohet në takimin e Grupit Punues për viza më 13 tetor të këtij viti, me ç’rast Presidenca çeke do të bëjë çfarë është e mundur ta fusë në agjendën e ministrave sa më parë.

Sipas zëdhënësit, transmeton Gazeta Express, vendimi për vizat i cili mund të zgjasë për disa muaj, mund të merret në nivel të ministrave, pavarësisht sesi rrjedhin gjërat në takimet joformale të shefave të shteteve të BE-së. Njërin prej takimeve ata pritet ta mbajnë më 7 tetor.

Si bazë e nisjes së debatit mbi miratimin e liberilizimit të vizave në KE do të shërbejë Raporti i Komisionit Evropian, raport ky i cili pritet të prezantohet më 13 tetor në organin përgatitor të Këshillit Evropian, i njohur ndryshe sikurse “Grupi Punues për Viza”.

Ndër të tjera, Zëdhënësi i Presidencës çeke, Václav Smolka, ka konfirmuar se në mesin e shteteve të Bashimit Evropian ka gatishmëri që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave për zonën Schengen.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën ndodhet shumë lart në agjendën e Presidencës Çeke. Aktualisht, Komisioni Evropian është duke përgatitur një raport për situatën aktuale, i cili do të shërbejë si bazë për të nisur një debat për miratimin e liberalizimit të vizave në Këshillin e BE-së. Ky raport pritet të prezantohet në takimin e Grupit Punues për Viza më 13 tetor 2022”, ka thënë ai

Zëdhënësi i presidencës çeke, Vaclav Smolka, që njëherit ushtron edhe funksionin e zëdhënësit të kryeministrit çek, Petr Fiala, ka thënë se Çekia do të bëjë të gjitha përpjekjet që ta fusë në agjendë të ministrave të BE-së sa më parë.

Ai ka thënë se presidenca çeke do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta sjellë sa më shpejt këtë çështje në nivelin e ministrave, ndonëse përkrahja apo miratimi nga Këshilli Evropian nuk është një parakusht në këtë çështje. Sipas tij, një progres i tillë varet edhe nga situata politike në rajon, gjë me të cilin ai kishte nënkuptuar përparimet në dialogun Kosovë-Serbi.

“Progresi do të varet edhe nga situata e përgjithshme politike në rajon, prandaj Presidenca mbështet plotësisht përpjekjet për një trajektore pozitive në dialogun Beograd-Prishtinë”, tha ai.

Ndërkaq, lidhur me takimin e 7 tetorit,  Smolka ka thënë se nuk ka agjendë zyrtare dhe se pritet që takimi i kryesuar nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, të pasqyrojë sfidat më të urgjente me të cilat përballet BE-ja, siç janë lufta në Ukrainë, siguria energjetike dhe ekonomia.

Deri tani, Komisioni Evropian ka rekomanduar dy herë që Kosovës t’i liberalizohen vizat në raportet e tij më 2016 dhe 2018. Mirëpo, Kosova mbetet i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor i cili nuk ka liberalizim vizash me BE-në.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika