Presidenca jep detaje nga takimi mes Osmanit dhe Hovenier

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një takim të rregullt me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, të mërkurën. Gjatë takimit, ata diskutuan zhvillimet e fundit në vend e rajon, duke përfshirë procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në njoftimin e Zyrës së Presidencës thuhet se Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin Hovenier, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend e rajon.

Ndër të tjera, siç thuhet në njoftim, gjatë takimit është diskutuar edhe për procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë në vend.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend e rajon, procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë në vend”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu, sipas njoftimit, presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të për ta fuqizuar prezencën e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika