Presidenca kërkon angazhim nga KQZ-ja, votat po numërohen në 18 komuna

Numërimi i votave për deputetë por edhe verifikimi i votave për parti politike nuk ka filluar akoma nëpër të gjitha komunat. Megjithëkëtë, siç ka njoftuar KQZ-ja paradite, tashmë në 18 komuna po numërohen votat, përfshirë disa nga më të mëdhatë. Për të gjitha shqetësimet me procesin zgjedhor, Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur sot në takim kryesuesin e KQZ-së nga i cili ka kërkuar përkushtim kurse Kreshnik Radoniqi tha se kanë edhe plan B në rast të dështimit të sistemit elektronik të numërimit.

Në gjithsej 18 komuna të Kosovës ka nisur nga sot numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit. Kështu është bërë edhe në Prishtinë ku komisionerët e përzgjedhur po vazhdojnë të numërojnë votat për kandidatë për deputetë.

Dita e sotme shkoi qetë e nuk pati rënie të sistemit elektronik, por një fletëvotim me ngjitës polarizoi vëzhguesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të PDK-së.

Problemet e ngritura që nga 9 shkurti me sistemin e KQZ-së por edhe vonesat në shpalljen e rezultatit përfundimtar, e kanë çuar sot në Presidencë, të parin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani në atë takim ka potencuar rëndësinë e angazhimit të plotë për garantimin dhe ruajtjen e integritetit të këtij procesi.

“Lidhur me problemet e evidentuara në platformën elektronike të raportimit të rezultateve, z. Radoniqi sqaroi se KQZ-ja, menjëherë ka ftuar institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që të hetojnë problemin dhe se KQZ-ja është në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë mbi çështjet e identifikuara që kanë ndikuar në funksionimin e kësaj platforme. Ky raport do të ndihmojë në vlerësimin dhe adresimin e çështjeve të evidentuara, duke siguruar transparencë të plotë mbi arsyet që kanë çuar te ky problem”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Ambasada e Gjermanisë konfirmoi për televizionin se serverët që i dhuruan nuk janë përdorur në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Pajisjet e ofruara synojnë të përmirësojnë infrastrukturën e TI-së të KQZ-së, megjithatë, ato nuk përfshijnë pajisje për numërimin e zgjedhjeve. Donacioni është organizuar dhe pajisjet janë blerë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, me financim të siguruar nga Gjermania.Ambasada gjermane është njoftuar se pajisjet e dhuruara nuk janë përdorur gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit”, kanë thënë nga ambasada gjermane.

E në mbledhjen e mbajtur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kryetari saj tha se kanë edhe plan B nëse ky sistem i numërimit nuk funksionon.

“Nëse kemi me pas probleme në disa nga qendrat e numërimit ne menjëherë do të fillojmë një procedurë tenderuese për printimin e disa formularëve të cilët janë të nevojshëm për numërimin e votave. Ajo do të merr kohë maksimum katër deri në pesë ditë”, ka thënë Kushtrim Radoniqi.

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve ka nisur para dy ditësh me shumë probleme teknike e vonesa ndërkaq siç njoftoi KQZ-ja sot ka nisur ky proces në gjithsej 18 komuna të Kosovës.

Shija e redaktorit

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort...

Brigjet e Shëngjinit së shpejti do të mirëpresin një nga investimet më madhore në historinë e turizmit shqiptar. Një projekt ambicioz, që hap shtigje...

Të fundit nga rubrika