Presidenca: Konferenca e Kurtit dhe Mickoskit kontribuoi në propagandën kundër Kosovës

Presidenca e Republikës së Kosovës ka shprehur keqardhje për mënyrën e trajtimit të incidentit në Aeroportin e Shkupit gjatë konferencës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoskit, duke theksuar se kontribuoi në propagandën kundër Kosovës

Presidenca e Kosovës

Presidenca e Republikës së Kosovës ka theksuar se konferenca e përbashkët e  kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mockoski ishte për keqardhje, pasi ka kontribuar në propagandën kundër Kosovës.

Në reagimin e tyre thuhet se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka sqaruar se nuk ka kërkuar ndonjëherë shkelje të procedurave, por ka kërkuar vetëm respektimin e rregullave ndërkombëtare, siç bëhet në të gjithë botën.

Lexo edhe: Mickoski për incidentin e Osmanit: S’duam të përsëritet, herën tjetër do ta pres personalisht në Shkup

“Mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje, sepse i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës. Ajo që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare të njohura dhe aplikuara botërisht, prandaj Presidenca pret të njoftohet për masat e ndërmarra lidhur me këto shkelje, ashtu siç është potencuar edhe në notën e protestës të drejtuar nga Republika e Kosovës”, thuhet mes tjerash në reagimin e Presidencës.

Po ashtu, nga ana e Presidencës thuhet se gjatë mandatit presidentja Osmani është pritur me respekt të plotë nga të gjitha shtetet që ka vizituar, përfshirë SHBA-në, Shqipërinë, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë të tjera.

Lexo edhe: Incidenti i Osmanit në aeroport nuk ishte provokim, thotë Kurti nga Shkupi

“Sipas Kushtetutës së Kosovës, Presidentja e vendit përfaqëson shtetin brenda dhe jashtë. Pavarësisht rregullave jashtëzakonisht strikte të sigurisë në aeroportet e shumicës dërrmuese të shteteve të lartpërmendura, ata e pranojnë Presidentin e një shteti si përfaqësuesin më të lartë të shtetit dhe kurrë nuk kërkojnë skanimin as të çantës personale e lëre më të telefonit, e aq më pak të kërkohet ‘full body scan’, sepse kjo, në mes tjerash, do të nënkuptonte se janë duke e trajtuar shefin e shtetit – rrjedhimisht shtetin – si rrezik potencial për terrorizëm”, thuhet në reagim.

Për këtë incident, nga ana e Presidencës thuhet se nuk duhen raporte e hetime shtesë, sepse “ato janë komplet jorelevante para pranimit publik te institucioneve të Maqedonisë së Veriut se një rregull i tillë është imponuar qëllimshëm, pavarësisht kërkesave të qarta të së drejtës ndërkombëtare”.

Presidenca ka kërkuar që të njoftohet për masat që do të ndërmerren për këto shkelje, siç është theksuar në notën e protestës të dërguar nga Republika e Kosovës.

Sipas Presidencës, situata është e lehtë për t’u zgjidhur nëse ekziston vullnet politik nga Shkupi zyrtar.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika