Presidenca për emërimin e kryeprokurorit: Do të analizojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Për RTV Dukagjinin, nga Zyra e Presidencës, Bekim Kupina, këshilltar për media ka thënë se Zyra e Presidentes do ta analizojë vendimin e Gjykatës, në mënyrë që të mund të marrë veprime të mëtutjeshme

Këshilltari i Presidences, Bekim Kupina

Bekim Kupina, këshilltar për media në Zyrën e Presidencës, ka folur lidhur me zgjedhje e Kryeprokurorit të shtetit. Ku sipas këtij të fundit Presidenca nuk ka pranuar asnjë vendimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur më këtë çështje.

Por ai ka thënë se pas pranimit të vendimit nga Gjykata Kushtetuese, Zyra e Presidentes se Kosovës, do ta shqyrtojë atë.

Presidenca “do të analizojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Nga Zyra e Presidencës, për RTV Dukagjinin ka thënë se, pastaj “në bazë të vlerësimit të të gjithë procesit do të vendosë lidhur me veprimet e radhës”.

Gjykata Kushtetuese, e ka refuzuar ankesat nga Shqipdon Fazliu dhe Armend Hamiti, të cilët e kishin kontestuar propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, për emërimin e Blerim Isufajt në pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

Gjykata Kushtetuese për ankesën për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit: Nuk janë shterruar mjetet juridike

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika