Presidenca reagon pas certifikimit të Listës Serbe nga KQZ

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas certifikimit të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke thënë vendimi duhej të ishte kolegjial. 

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se vendimet për certifikimin e partive duhet të jenë vendime kolegjiale brenda KQZ-së.

“Procedurat e vendimmarrjes në KQZ janë të përcaktuara qartë me ligj. Sa i përket procesit të certifikimit të partive, neni 63.4 i Ligjit e definon këtë si një vendim kolegjial. Për më tepër, duhen pasur parasysh edhe parimet dhe rregullat e përcaktuara në nenin 14, që lidhen me këtë proces. Respektimi i këtyre procedurave është jetik për të garantuar funksionimin kushtetues dhe të ligjshëm të KQZ-së”, ka thënë Kupina, për Telegrafin.

Lista Serbe është ankuar në PZAP, pasi në mbledhjen e 23 dhjetorit të KQZ-së, ky institucion nuk e ka certifikuar këtë subjekt politik, pas kundërshtimeve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, me arsyetimin se kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Mbledhja e 31 dhjetorit është mbajtur pak pasi Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë ankesën e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) pas vendimit të marrë nga PZAP-ja, e cila e ka urdhëruar KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për procesin zgjedhor në ardhje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka thënë të martën se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për certifikim të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për zgjedhjet e 9 shkurtit, është i plotfuqishëm dhe duhet zbatuar.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se vendimet PZAP-së janë të obligueshme për institucionin që drejton, dhe që këtë çështje e konsideron të mbyllur.

“Vendimi i PZAP-së është i plotfuqishëm, ndërsa sipas nenit 118, vendimet e PZAP-së janë të obligueshme për KQZ-në”, ka thënë ai.

Anëtarët e KQZ nuk është dashur të votojnë lidhur me këtë vendim. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika