Presidenca s’e pranoi Konjufcën në takim: Ftesa ishte vetëm për krerët partiakë

Në takimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me krerët partiakë që po mbahet sot për përcaktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare, mungon përfaqësuesi i VV-së, Glauk Konjufca, i propozuar nga Qeveria e Kosovës të shkojë në vend të Kurtit.

Kjo pasi presidenca ka thënë se ky takim ka qenë vetëm për kryetarët e partive.

Qeveria e Kosovës ka thënë se ka propozuar kryeparlamentarin Glauk Konjufca të marrë pjesë në këtë takim pasi kryeministri Kurti është në një drekë me ambasadorët që ishte aranzhuar para tre jave.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një përgjigje për Dukagjinin ka konsideruar se emri i Konjufcës do të duhej të ishte i pranueshëm.

“Kryeministri po merr pjesë në një drekë me 21 ambasadorë të akredituar në Kosovë, ku është i ftuar si mysafir nderi. Dreka është caktuar me 10 korrik. Konfirmimi nga ana e kryeministrit për këtë drekë është bërë para tre jave. Në pamundësi për të marrë pjesë në orarin e propozuar, kryeministri Kurti ka sugjeruar që LV të përfaqësohet nga nënkryetari i parë i saj, Glauk Konjufca. Gjë që konsiderojmë që do të duhej të ishte e pranueshme. Kryeministri Kurti është i gatshëm të marrë pjesë në çdo takim të ardhshëm në një ditë dhe orë të përshtatshme”, ka thënë Kryeziu.

Takimi në mes të Osmanit e krerëve partiakë tashmë ka përfunduar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika