Presidenca shfaq gabimin e Gërvallës, “akuzon” Qeverinë se me veprimet e tyre s’po e ndihmojnë Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësministrja Donika Gërvalla-Schwarz

Presidenca e Kosovës ka vazhduar përplasjet në distancë me Qeverinë e Kosovës. Kësaj here presidenca i ka reaguar Donika Gërvallës duke i gjetur edhe gabime në data.

Në një prononcim për “Debat Plus”, Bekim Kupina ka thënë se Qeveria dhe MPJD-ja nuk kanë treguar koordinim e bashkëpunim me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas tyre, kjo nuk e ndihmon Kosovën.

Në prononcim theksohet se presidentja po vazhdon angazhimin që sa më parë të mbahet një seancë për anëtarësim të Kosovës në KiE.

“Konkretizimi i zotimeve të 22 marsit 2024 (e jo të prillit, siç thuhet nga MPJD-ja) mund të bëhet vetëm pas pajtimit në mes të tre krerëve të institucioneve, gjë që nuk ka ndodhur. Veprime të tilla janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe nuk e ndihmojnë Kosovën. Prandaj, në mënyrë që Kosova të ecë suksesshëm drejt KiE, është me rëndësi që veprimet shtetërore të koordinohen paraprakisht edhe brenda institucioneve, por edhe me aleatët të cilët po e përkrahin anëtarësimin e Kosovës. Siç e potencova edhe më herët, presidentja po vazhdon angazhimin që sa më parë të mbahet një seancë për anëtarësim të Kosovës në KiE”, ka thënë Kupina.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika