“Presidenti, AKI-ja, Policia e mediat”, Kurteshi i VV-së “s’lë njeri” pa akuzuar për rastin Dehari

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar AKI-në, Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe sistemin gjyqësor për ndikime politike në rastin e Astrit Deharit.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Sami Kurteshi, ka ngritur akuza serioze ndaj institucioneve dhe individëve në lidhje me rastin e Astrit Deharit, duke pretenduar se arrestimet dhe hetimet e vitit 2016 ishin një inskenim politik.

Sipas Kurteshit, arrestimi i Astrit Deharit dhe pesë aktivistëve të LVV-së në gusht të vitit 2016, pak ditë përpara protestës kundër demarkacionit, ishte një inskenim i organizuar me qëllim për të fshehur autorët e vërtetë (të sulmit në Kuvendin e Kosovës) dhe për të penguar opozitën.

“Më 4 gusht 2016, ndodh sulmi me predhë në ndërtesën e Kuvendit. Ky ishte inskenimi i sulmit të armatosur mbi ndërtesën e Kuvendit te Kosovës, duke fshehur autorët e vërtetë dhe fajësimi i VV-së me qëllime te caktuara politike. Prej datës 5 gusht 2016 deri me 25 gusht, sipas policisë se Kosovës janë hetuar 4 persona krejtësisht të tjerë. Më 29 gusht 2016 arrestohet Astrit Dehari bashke me 5 aktivistë tjerë të VV-së për këtë sulm.

Kjo ishte vetëm dy ditë përpara se të mbahej protesta kundër demarkacionit në vitin 2016. Në këtë përpjektë policia ka bërë përpjekje siç thonë në gjuhën e popullit me një guri me i vra jo dy por tre zogj. Më urdhër politik nga lartë, në këtë inskenim në përgjithësi kundër LVV-së kanë qenë të përfshirë AKI-ja, Policia, Prokuroria, Gjyqësori dhe disa media në Kosovë të cilat do ti përmendim me emër”, ka thënë Kurteshi.

Ai ka akuzuar se ky rast ishte një përpjekje për të goditur LVV-në dhe ka përmendur se urdhrat për këtë veprim ishin dhënë nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Urdhri ka qenë nga maja e shtetit. Fatkeqësisht nga presidenti i vendit dhe kryekuvendari. Që edhe në mjete të informimit e kanë pranuar që është vrasje, rasti i Astrit Deharit. Ata kanë dhënë urdhër të drejtpërdrejtë veglave të tyre të Gjykatë, Prokurori, AKI, e Polici për me inskenu tërë rastin”, ka shtuar Kurteshi.

Kurteshi ka theksuar se po bëhet “zvarritje e qëllimshme e rastit” të Dehari, i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në nëntor të 2016-tës.

Teksa ka bërë edhe një kronologji të rastit, Kurteshi ka kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi për Astrit Deharin.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika