Presidenti i Bullgarisë: Shqyrtuam masa konkrete për thellimin e marrëdhënieve tona në energjetikë e arsim

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka thënë se ka shumë rëndësi që të zgjerohet baza juridike e bashkëpunimit me marrëveshje të reja në mes të Kosovës dhe Bullgarisë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, në konferencën për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Prishtinë, 22.12.2023

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, në një konferencë për media pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kanë shqyrtuar masa dhe propozime konkrete për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve në disa fusha.

“Ne shqyrtuam masat konkrete dhe propozime konkrete për thellimin e marrëdhënieve tona në energjetikë, investime, bujqësi, arsim, shkencë, kulturë dhe turizëm”, ka thënë presidenti i Bullgarisë.

Presidenti Rumen Radev është shprehur se pas vizitës së Osmanit në Sofje u është dhënë një tregues i qartë për dialog intensiv në mes të dy vendeve në të gjitha nivelet.

“Vizita ime zyrtare në Kosovë vetëm një vit pas bisedimeve shumë të frytshme me presidenten Osmani në Sofje na është dhënë një tregues i qartë për dialog intensiv në mes të vendeve tona në të gjitha nivelet”, ka thënë ai.

Presidenti bullgar ka shprehur kënaqësinë e tij për bisedën me presidenten Osmani “që sapo patëm dhe vlerësimin tonë të përbashkët për nivelin e lartë të dialogut politik në mes të vendeve tona”.

“Ne ndajmë bindjen se me gjithë tendencën pozitive të shkëmbimit të mallrave në mes të Kosovës dhe Bullgarisë akoma ka potencial të pashfrytëzuar për zhvillimin e ardhshëm. Prandaj, ka shumë rëndësi që të aktualizojmë një pjesë të memorandumeve tashmë të lidhura dhe të zgjerojmë bazën juridike të bashkëpunimit me marrëveshje të reja“, ka thënë tutje presidenti bullgar.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika