Presidenti i FIFA-s takon Osmanin dhe Kurtin

Të premten e 30 shtatorit, presidenti i FIFA-s, Infantino ka arritur në Kosovë duke shënuar vizitën e tij të parë në këtë shtet. Ai është takuar me krerët shtetërorë, me ç'rast nga presidentja Osmani i është kërkuar mbështetja e mëtejshme

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka treguar se pret mbështetje të mëtejshme nga FIFA.

“Në fillim të mandatit të z.Infantino, Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s me një kontribut të jashtëzakonshëm të tij si dhe me punën e palodhshme të ikonës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri. Sot sporti kosovar kudo në botë ka paraqitje dinjitoze. Presim mbështetje të mëtejme nga FIFA që sportistëve tanë t’u sigurohet infrastrukturë më e mirë, e ata të shkëlqejnë duke treguar potencialin e vërtetë të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Krahas presidentes, Infantino ka takuar edhe kreun e ekzekutivit, Albin Kurti. I pari i futbollit botëror ishte i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini, si dhe delegacioni i FIFA-s, Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm, Alasdair Bell, zëvëndëssekretari i përgjithshëm i administratës, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit.

Në mëngjesin e së premtes, Infantino është pritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Infantino arrin në Kosovë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika