Presidenti i Iranit viziton Irakun mes tensioneve në Lindjen e Mesme

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian vizitoi Irakun të mërkurën në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, duke sinjalizuar synimin e institucionit klerik për të forcuar lidhjet me një aleat strategjik të Teheranit dhe Uashingtonit ndërsa tensionet rajonale rriten

Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani dhe Presidenti iranian Masoud Pezeshkian marrin pjesë në një ceremoni përshëndetëse në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, në Bagdad, Irak, 11 shtator 2024, Reuters.

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, nisi të martën një vizitë në Irak, e para jashtë vendit që kur mori detyrën.

Kjo vizitë “sinjalizon” përpjekjet për të forcuar lidhjet me një aleat strategjik si për Teheranin dhe për Uashingtonin, në mesin e rritjes së tensioneve në rajon.

Presidenti iranian u takua me kryeministrin e Irakut Mohammed Shia al-Sudani ne nisje të një vizite tre ditore që Teherani dhe Bagdadi thane se do të përfshijë nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh si edhe diskutime mbi luftën në Gazë dhe gjendjen në Lindjen e Mesme.

“Forcimi i maërrëdhënieve dypalëshe dhe çështje të tjera si krimet e regjimit Zionist (Izraelit) kundër popullit palestinez dhe nevojës për të ndaluar luftën dhe gjenicidin në Gazë do jenë pjesë e diskutimeve”, thuhej në një deklaratë të Presidencës.

Zoti Pezeshkian është zotuar që të ketë si përparësi marrëdheniet me fqinjët ndërsa përpiqet të zbusë izolimin ndërkombëtar të Iranit dhe ndikimin e saksioneve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në ekonominë e Iranit.

Siç raporton Zëri i Amerikës, viizita e tij ndodh në një kohë që vendet perëndimore njoftuan të martën saksione të reja ndaj Iranit për shkak të furnizimit të Rusisë me raketa balistike me qëllim përdorimin në agresionin ndaj Ukrainës.

Vizita vjen gjithashu mes trazirave në Lindjen e Mesme të nxitura nga lufta në Gazë, e cila ka çuar në përfshirjen e grupeve të armatosura të lidhura me Iranin në rajon dhe dhe ka ndërlikuar lidhjet e Bagdadit me Uashingtonin.

Zotie Pezeshkian e ka lidhur drejtpërdrejt forcimin e lidhjeve me trysninë për shkak të sanksioneve.

“Marrëdhëniet me vendet fqinje mund të neutralizojnë një pjesë të trysninsë së sanksioneve”, tha ai muajin e kaluar.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani ishin në prag të një konflikti të plotë në 2020 pas vrasjes së komandatit ushtarak iranian Qassem Soleimani në një sulm amerikan me dronë në aeroportin e Bagdadit dhe kundërpërgjigjes së Teheranit që sulmoi bazat amerikane në Irak.

Grupet e armatosura të lidhura me Iranin në Irak kanë sulmuar vazhdimisht trupat amerikane në Lindjen e Mesme që kur nisi lufta në Gazë.

Irani prej vitesh përballet me vështirësi për shkak të sanksioneve të forta të Perëndimit, sidomos pasi në vitin 2018, gjatë administratës së Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara, u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe vendeve të tjera të mëdha.

Presidenti Pezeshkian, i cili mori këtë detyrë në fund të korrikut, e ka emëruar diplomatin që negocioi marrëveshjen bërthamore të 2015, Mohammad Javad Zarif, zëvendës President për çështje strategjike, në kuadër të përpjekjeve të tij për një Iran më të hapur.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika