Presidenti i Këshillit Evropian pritet të vizitojë Kosovën në maj në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet të vizitojë Kosovën në muajin Maj, si pjesë e një turi më të gjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vizita është paralajmëruar nga Këshilli Evropian, por detajet e programit mbeten ende në përgatitje.

“Po, edhe presidenti Kosta do ta vizitojë Kosovën, ku detajet e programit janë ende në përgatitje, kështu që nuk mund të konfirmojmë ndonjë specifikë për momentin”, thuhet në një deklaratë të Këshillit Evropian.

Gjatë një takimi të zhvilluar më herët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Costa theksoi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenie, paqe dhe stabilitet në rajon.

Për këtë arsye, ai ka bërë të ditur se do të zhvillojë një tur në të gjithë Ballkanin Perëndimor në mesin e muajit maj, për të riafirmuar përkushtimin e BE-së ndaj këtij procesi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika