Presidenti kinez, Xi Jinping, do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Azinë Qendrore, pas më shumë se dy vjet.
Ai do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Jinping, të mërkurën do të ketë një vizitë shtetërore në Kazakistan, shkruan Reuters.
Më pas qyteti Samarkand i Uzbekistanit do të jetë vendtakimi i Putin me të parin e Kinës.
Të dy liderët botërorë do të takohen në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.
Asistenti i Putin për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, ka thënë se presidenti rus pritej të takohej me Xi në samit. Kremlini nuk pranoi të jepte detaje për bisedimet e tyre.
Kina ende nuk ka konfirmuar planet e udhëtimit të Xi.
Ndryshe, Putin ka kritikuar sërish Perëndimin të mërkurën, duke thënë se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë janë një “rrezik” për botën.
Duke folur në një forum ekonomik në Rusinë Lindore, Putin ka shtuar se vendet perëndimore janë përpjekur në mënyrë agresive të imponojnë mënyrën e tyre të jetesës në vendet e tjera dhe t’i bëjnë ato “të nënshtrohen ndaj vullnetit të tyre”.
Ndërsa, Ukraina duket se ka nisur një kundërsulm në rajonin e Kharkiv në verilindje të vendit, me disa raportime për luftime në rajon. Por, presidenti rus paralajmëroi se cilësia e jetës për evropianët po sakrifikohet ndaj sanksioneve, gjersa vendet më të varfra po humbin aksesin në ushqim.
Gjithashtu, ai ka thënë se Evropa po mashtronte vendet e varfra nga gruri i Ukrainës.
Për muaj të tërë portet detare të Ukrainës u bllokuan nga forcat ruse, por, që kur eksportet rifilluan në fillim të gushtit, lideri rus pohoi se vetëm dy anije me grurë kishin shkuar në Afrikë, gjë që nuk është kështu.
Ai ka thënë se donte të diskutonte rishikimin e marrëveshjes në vërejtjet e refuzuara nga Ukraina si të pabaza.
Si po sanksionohet Rusia?
Vendet perëndimore kanë synuar individë të pasur, banka, biznese dhe ndërmarrje shtetërore.
Rusia besohet se ka dështuar në një borxh për herë të parë që nga viti 1998, pasi humbi një afat kyç.
Ajo ka para për të bërë një pagesë prej 100 milionë dollarësh, por sanksionet e bënë të pamundur këtë. Kjo vjen pas një sërë masash të marra ndaj institucioneve të saj financiare, raporton BBC.
SHBA-ja e ka ndaluar Rusinë të bëjë pagesat e borxhit duke përdorur 600 milionë dollarët që ajo mban në bankat amerikane, duke e bërë më të vështirë për Rusinë që t’i shlyejë kreditë e saj ndërkombëtare.
Asetet e bankës qendrore të Rusisë janë ngrirë, për të ndaluar përdorimin e 630 miliardë dollarëve të rezervave që ka në valutë të huaj.
Bankat kryesore ruse janë hequr nga sistemi ndërkombëtar i mesazheve financiare Swift, i cili do të vonojë pagesat ndaj Rusisë për eksportet e saj të naftës dhe gazit.
Mbretëria e Bashkuar ka përjashtuar bankat kryesore ruse nga sistemi financiar i Mbretërisë së Bashkuar, ka ngrirë aktivet e të gjitha bankave ruse, ka ndaluar firmat ruse të marrin para hua dhe ka vendosur kufizime në depozitat që rusët mund të bëjnë në bankat e Mbretërisë së Bashkuar.
A po e dëmtojnë Rusinë sanksionet?
Pritet një recesion i thellë dhe ekonomia e Rusisë pritet të tkurret me 10% në vitin 2022.
Raftet e supermarketeve në Moskë janë ende goxha plot, raporton redaktori i BBC Rusi, Steve Rosenberg, megjithëse disa artikuj të importuar nuk janë më të disponueshëm.
Sanksionet ndërkombëtare do të kishin shkaktuar kolaps ekonomik, nëse do të dilnin nga askund, ka thënë Chris Weafer nga Macro Advisory në Moskë. Por, për shkak se Rusia ka përjetuar sanksione që nga viti 2014, ajo ka qenë në gjendje të bëjë disa rregullime.