Presidenti i Koresë së Jugut zotohet se do të luftojë “deri në fund”

Yoon Suk Yeol

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, e ka mbrojtur vendimin e tij për të shpallur gjendje lufte javën e kaluar, duke thënë se e ka marrë këtë vendim për të mbrojtur demokracinë e vendit.

Në një adresim të befasishëm televiziv të enjten, ai ka thënë se veprimi i tij përbën vendim ligjor për të “parandaluar kolapsimin” e demokracisë, dhe për të luftuar “diktaturën parlamentare” të opozitës.

Yoon ka dhënë sinjale se nuk do të japë dorëheqje para votimit të dytë për shkarkimin e tij, që do të mbahet të shtunën.

“Jam i vendosur edhe nëse merret vendimi për shkarkim apo hetime. Do të luftoj deri në fund”, ka thënë ai.

Presidenti dhe aleatët e tij janë duke u përballur me hetime për kryengritje, dhe disa prej tyre janë ndaluar që të largohen prej Koresë së Jugut.

Mirëpo, Yoon e ka mohuar se shpallja e gjendjes së luftës ka qenë akt rebelimi, duke pretenduar se rivalët e tij politikë janë duke krijuar tani arsyetime të rreme për ta rrëzuar nga pushteti.

Një tentim i ligjvënësve të opozitës për ta shkarkuar atë, ka dështuar, pasi anëtarët e partisë së presidentit e kanë bojkotuar procesin.

Yoon i ka akuzuar edhe simpatizantët e Koresë së Veriut se po tentojnë të minojnë Qeverinë e tij, kur e ka shpallur gjendjen e luftës më 3 dhjetor.

Vendimi ka rezultuar me trazira politike dhe ai është detyruar të tërheqë vendimin vetëm disa orë pasi është bllokuar nga ligjvënësit./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika