Presidenti i Kroacisë: Vazhdojmë ta mbrojmë njohjen universale të Republikës së Kosovës

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq në sesionin e 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka bërë thirrje për njohjen e Kosovës si anëtare e OKB-së

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq në sesionin e 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka thënë se Kroacia ështe e shqetësuar me ngjarjet e fundit në marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë.

Ai tha se të dyja vendet duhet të fokusohen në normalizimin e marrëdhënieve derisa shtoi se Kroacia vazhdon ta mbrojë njohjen “universale të Republikës së Kosovës”.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për ngjarjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dëshirojmë të inkurajojmë masat për de-përshkallëzimin e tensioneve. Në mënyrë të ngjashme, këto dy vende duhet të fokusohen në normalizimin e marrëdhënieve dhe të përmbushin detyrimet e tyre dhe të fillojnë të zbatojnë atë që u dakordua këtë vit në Bruksel dhe Ohër. Ne vazhdojmë të mbrojmë njohjen universale të Republikës së Kosovës dhe të drejtën e saj për të ekzistuar si pjesëtar i barabartë i bashkësisë së popujve ”, ka thënë Milanoviq.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika