Presidenti letonez, Levits pritet me ceremoni shtetërore në Kosovë

Në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare Presidenti i Republikës së Letonisë, Egils Levits së bashku me një delegacion shoqërues.

Presidenti i Letonisë, Egils Levits të premten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Presidentja e Kosovës , Vjosa Osmani e priti me ceremoni shtetërore, homologun e saj nga Letonia, Levits, në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, në orën 10:00.

Pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani do të zhvillojë takim me homologun letonez si dhe pas takimit do të mbajnë një konferencë për media.

No description available.

Egils Levits, në mesditë do të pritet edhe nga i pari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

No description available.

Për këtë vizitë zyrtare të presidentit letonez ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Përgjatë kësaj vizite Policia e Kosovës ka deklaruar se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.
Me qëllim të qarkullimit të lirë të kësaj eskorte,  Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në intervale të shkurtra kohore të disa segmenteve rrugore.
Po ashtu, do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante për qarkullim sa më të lehtë të kësaj eskorte, andaj Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika