Peruja për herë të parë ka zgjedhur një presidente femër. Dina Boluarte ishte ajo që u zgjedh për ta zëvendësuar Pedro Castillon, ish-presidentin e Perus.
Pedro Castillo u fajësua disa orë pasi ai u përpoq ta shpërndante parlamentin.
Dina Boluarte më parë nënkryetare, u betua të mërkurën, pas një ditë dramatike në Lima.
Gjatë ditës, Castillo kishte thënë se po zëvendësonte Kongresin me një “qeveri të jashtëzakonshme emergjente”. Por ligjvënësit e injoruan këtë dhe në një mbledhje urgjente e akuzuan atë. Më pas, ai u arrestua dhe u akuzua për rebelim, shkruan BBC.
Raportimet në mediat lokale thonë se ai po shkonte drejt Ambasadës meksikane në kryeqytet kur u arrestua.
Ndërkaq, duke folur pas betimit, Dina Boluarte bëri thirrje për një armëpushim politik për ta kapërcyer krizën që ka kapluar vendin.
Zinxhiri dramatik i ngjarjeve të së mërkurës filloi me një fjalim të presidentit Pedro Castillo, në televizionin kombëtar, në të cilin, ai shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe njoftoi se do të shpërndante Kongresin e kontrolluar nga opozita, një veprim i cili u prit me tronditje në Peru, ku disa ministra dhanë dorëheqjen në shenjë proteste dhe jashtë saj.