Presidenti i PSG-së konfirmon se Mbappe ende s’ka vendosur të largohet nga klubi

Presidenti i Paris Saint-Germain (PSG), Nasser Al-Khelaifi ka konfirmuar se Kylian Mbappe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij nëse do të largohet apo jo nga klubi

Kylian Mbappe dhe presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi.

Presidenti i Paris Saint-Germain (PSG), Nasser Al Khelaifi, ka konfirmuar se ylli i tyre, Kylian Mbappe, ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij në klub.

Në një deklaratë të fundit, Al Khelaifi ka thënë “Kur të dy ne kemi vendosur, do t’ju njoftojmë për fatin e Mbappe – por ende, nuk ka asgjë të përcaktuar”.

Ndërkaq, raportohet se Real Madrid është në procesin e punës për të siguruar shërbimet e Mbappes, duke shprehur besim të plotë në realizimin e kësaj marrëveshjeje.

Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur asnjë firmë zyrtare për marrëveshje, raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano.

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, raportohet se sheh shanse të mëdha që Mbappe të transferohet te Real Madridi, duke deklaruar se ishte rreth 50 për qind javë më parë, tani ka të ngjarë që të jenë më të larta.

Al-Khelaifi zbuloi gjithashtu se PSG do të largohet nga Parc des Princes pas dështimit për të rënë dakord për një marrëveshje për vendin me kryetaren e e Parisit, Anne Hidalgo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika