Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, të mërkurën e tre gushtit, do të nënshkruajë një urdhër të dytë ekzekutiv që synon të mbrojë qasjen në kujdesin shëndetësor riprodhues pasi Gjykata Supreme Amerikane rrëzoi të drejtën kushtetuese për abortin.
Ky urdhër drejton agjencinë e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të shqyrtojë mënyra për të zgjeruar mbulimin për pacientët që udhëtojnë jashtë shtetit për kujdesin shëndetësor riprodhues.
Urdhri i Biden nuk detajon se si mund të arrihet kjo, sepse aktualisht, planet e sigurimit shëndetësor të subvencionuara nga Qeveria mbulojnë abortet e nevojshme mjekësore në vetëm 16 shtete dhe nuk rimbursojnë pacientët që largohen nga shteti i tyre për të kërkuar një abort.
Ndryshe, më 25 qershor, Gjykata e Lartë e SHBA-së i dha fund së drejtës kushtetuese për abort, e që presidenti amerikan, Joe Biden, e kishte kritikuar vendimin duke thënë se është një ‘gabim tragjik’.
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, gjithashtu e kishte kritikuar vendimin, duke thënë se “pasojat e këtij vendimi do të jenë një goditje jo vetëm për gratë, por për të gjithë ne që besojmë se në një shoqëri të lirë, ka kufij se sa qeveria mund të cenojë jetën tonë personale”.
Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzon të drejtat e abortit, klinikat fillojnë të mbyllen