Presidenti i ShBA-së, Biden shërohet nga virusi COVID-19

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, të mërkurën ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19, kështu duke falënderuar doktorët për kujdesin e treguar ndaj tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Pas gjashtë ditësh i infektuar me virusin COVID-19, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), Joe Biden, ka rezultuar negativ.

Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti Biden përmes një postimi në Twitter.

“U ktheva në zyrën Ovale. Falënderoj doktorët për kujdesin e duhur dhe të gjithë juve për mbështetjen”, shkroi Biden.

Ai në këtë postim ka bashkëngjitur edhe testin ku rezultoi negativ.

Ndërkaq, Biden, 79 vjeç, mori dy dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 pak para se të merrte detyrën e presidentit dhe një dozë të parë përforcuese në shtator të vitit të shkuar.

Ndërsa më 30 mars të këtij viti, Biden ka marrë edhe vaksinën e katërt përforcuese antiCOVID-19, një ditë pasi rregullatorët federalë miratuan dozën e katërt përforcuese për persona të moshës 50-vjeçare e më lart.

Joe Biden, merr vaksinën e katërt anti-Covid19

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika