Presidenti i Shqipërisë pritet në Kosovë me ceremoni të lartë shtetërore

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ceremoni të lartë shtetërore.

Vizita e presidentit të Shqipërisë, do të jetë vizita e parë zyrtare në një vend tjetër pas marrjes së mandatit si president i Shqipërisë.

Përveçse me presidenten Osmani, Begaj pritet që gjatë ditës të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Po ashtu, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, presidenti i Shqipërisë do të bëjë homazhe te varrezat e familjes Jashari dhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ai, gjithashtu, do të bëjë nderime para Memorialit për Personat e Zhdukur.

Begaj do të qëndrojë edhe të martën në Kosovë ku do të takohet edhe me liderët e opozitës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika