Presidenti i Sri Lankës konfirmon dorëheqjen

Pasi më shumë se 100 mijë protestuesë hynë në Shtëpinë e Presidentit duke kërkuar dorëheqjen të shtunën, presidenti ka konfirmuar dorëheqjen e tij, por akoma nuk ia ka drejtuar kryetarit të parlamentit

Presidenti, Gotabaya Rajapaksa

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka konfirmuar dorëheqjen e tij pasi protestuesit sulmuan rezidencat zyrtare të të dy liderëve, bën të ditur zyra e kryeministrit të Sri Lankës.

Demonstruesit vazhdojnë të pushtojnë pallatin presidencial dhe rezidencën kryeministrore dhe kanë refuzuar të largohen derisa liderët të largohen.

Të shtunën, kryetari i parlamentit ka bërë të ditur se presidenti do të jepte dorëheqjen e tij më 13 korrik.

Por, shumë protestues ishin shumë skeptikë ndaj njoftimit, transmeton BBC.

Të hënën, zyra e kryeministrit, Ranil Wickremesinghe ka thënë në një deklaratë se ishte informuar zyrtarisht nga presidenti Rajapaksa se ai do të largohej të mërkurën.

Megjithatë, nuk ka pasur asnjë fjalë të drejtpërdrejtë nga vetë presidenti Rajapaksa.

Sipas kushtetutës së Sri Lankës, dorëheqja e tij mund të pranohet vetëm zyrtarisht kur ai jep dorëheqjen me letër drejtuar kryetarit të parlamentit, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Të shtunën, më shumë se 100 mijë protestues hynë në Shtëpinë e Presidentit, pasi depërtuan kordonët e sigurisë të vendosura nga policia.

Protestuesit në Shri Lanka hyjnë në Shtëpinë e Presidentit

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika