Presidenti i Sri Lankës: Qeveria po “mbulonte fakte” rreth krizës financiare

Presidenti i Sri Lankës, në detyrë Ranil Wickremesinghe ka thënë se administrata e mëparshme e vendit po “mbulonte fakte” në lidhje me krizën financiare, dhe se për të stabilizuar vendin do të duhet punë deri në vitin 2024

Ranil Wickremesinghe, presidenti në detyrë i Sri Lankës

Sipas Ranil Wickremesinghe, presidentit në detyrë, qeveria e mëparshme ishte duke i mbuluar faktet e krizës financiare sepse sipas tij, Sri Lanka veçse kishte falimentuar.

Sri Lanka kishte falimentuar dhe duhej të shkonte në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), gjë që nuk u tha nga qeveria dhe ish-udhëheqësit e Gotabaya Rajapaksa, këtë e ka bërrë të ditur Wickremesinghe për CNN, nga parlamenti i kryeqytetit administrativ në Sri Lanka, gjatë ditës së hënë të 18-të korrikut.

“Unë do të doja të i’u tregoja njerëzve që e di se çfarë po vuajnë,” ka thënë presidenti në detyrë. “Ne jemi kthyer prapa. Nuk na duhen pesë vjet apo dhjtë vjet. Nga fundi i vitit të ardhshëm le të fillojmë të stabilizohemi, dhe sigurisht deri në vitin 2024 le të kemi një ekonomi funksionale e cila do të fillojë të rritet,” shtoi Wickremesinghe.

Parlamenti do të zgjedhë një udhëheqës të ri gjatë ditës së mërkurë të 20 korrikut dhe Wickremesinghe është konkurrent për të qenë president i ardhshëm i Sri Lankës por, ai do të përballet të paktën edhe me tre kandidatë të tjerë.

Që nga muaji mars Sri Lanka ka pasur protesta për krizën ekonomike që e kishte kapluar vendin ku populli luftonte për ushqim, ilaçe, karburant dhe gjëra të tjera bazike.

Ndërkaq, pas dorëheqjes së presidentit nga posti i tij, Gotabaya Rajapaksa, populli i Sri Lankës kanë festuar dhe e kanë quajtur dorëheqjen e tij si fitore kundër keqmenaxhimit dhe korrupsionit të qeverisë.

Sri Lanka: Presidenti largohet nga vendi me avion ushtarak

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika