Presidenti iranian: Nuk do të heqim dorë kurrë nga programi raketor

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka thënë të hënën se Teherani nuk do të heqë dorë kurrë nga programi i vet raketor.

Ai tha se Irani ka nevojë për një program të tillë për sigurinë e vet në një rajon ku armiku i tij i përbetuar, Izraeli, është në gjendje “të hedhë raketa në Gazë çdo ditë”.

Republika islamike për vite i ka shpërfillur thirrjet e Perëndimit për kufizimin e programit të saj bërthamor.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre e kanë akuzuar Iranin rishtazi se e ka furnizuar Rusinë me raketa balistike për luftën e saj në Ukrainë, prandaj edhe kanë vendosur sanksione ndaj Moskës dhe Teheranit.

Si Irani, ashtu edhe Rusia, i kanë mohuar akuzat.

“Nëse ne nuk kemi raketa, ata do të na bombardojnë kurdo që të dëshirojnë, siç e bëjnë në Gazë”, tha Pezeshkian, duke iu referuar luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Ai e përsëriti qëndrimin zyrtar të Teheranit, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtarë që “së pari ta çarmatosë Izraelin, para se t’i bëjë kërkesa të tilla Iranit”.

Irani është goditur me sanksione disa herë prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, për shkak se Moska përdor dronë iranianë, Shahed dhe Mohajer, në këtë luftë.

Irani vazhdon ta mohojë se dronët e tij po përdoren në luftë dhe këmbëngul se nuk mban anë në këtë konflikt./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika