Presidenti jugkorean, marinës: “Fillimisht veproni, më pas raportoni” nëse provokoheni

Presidenti jugkorean, Yoon Suk Yeol.

Presidenti jugkorean, Yoon Suk Yeol, u ka thënë pjesëtarëve të marinës të shtunën që, “fillimisht veproni, më pas raportoni”, nëse provokoheni, pas përshkallëzimit të kërcënimeve nga Koreja e Veriut.

Koreja e Veriut, vend me fuqi bërthamore, e ka shpallur këtë vit Korenë e Jugut si “armiken kryesore”, i ka mbyllur agjencitë që kanë synuar ribashkimin, dhe kthimin e komunikimeve, si dhe ka kërcënuar me luftë edhe nëse i preket “0.001 milimetër” e territorit.

Lideri verikorean, Kim Jong Un, e ka përsëritur të premten se Pheniani nuk do të hezitojë “t’i japë fund” Koresë së Jugut, nëse sulmohet, duke e konsideruar Seulin si “armikun më të rrezikshëm” të verikoreanëve.

Yoon, në anën tjetër, e ka thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, prej kur është ngjitur në pushtet, më 2022, duke përfshirë shtimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.

“Nëse armiku na provokon, veproni sipas parimit ‘fillimisht veproni, më pas raportoni’ dhe përgjigjuni me vendosmëri, pa hezituar për të shkatërruar vullnetin e armikut”, ka thënë Yoon gjatë një vizite te pjesëtarët e marinës jugkoreane.

Yoon ka bërë deklarata të ngjashme edhe muajin e kaluar në një bazë ushtarake.

Përveç ashpërsimit të retorikës, të dyja palët i kanë rritur masat e sigurisë në kohën e fundit, shkruan REL.

Yoon, i cili e ka fituar pushtetin me zotimet për të qenë i ashpër ndaj Phenianit, dhe partia e tij, po synojnë të fitojnë sërish shumicën parlamentare në zgjedhjet e ardhshme,

Ekspertët kanë thënë se Koreja e Veriut e ka një regjistër të gjatë të provokimeve që ka bërë para zgjedhjeve jugkoreane, si pjesë e strategjisë për të shkaktuar probleme për jugkoreanët.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika