Presidenti kinez mbërrin në Beograd, pritet nga Vuçiqi

Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Serbi të martën në mbrëmje i shoqëruar nga avionët MIG-29 në një vizitë me masa të larta sigurie, që përkon me 25-vjetorin e bombardimit nga NATO të ambasadës kineze në Beograd, ku u vranë tre gazetarë kinezë

Presidenti kinez, Xi Jinping, mbërriti në Serbi të martën në mbrëmje, i shoqëruar nga avionët MIG-29 në një vizitë me masa të larta sigurie, që përkon me 25-vjetorin e bombardimit nga NATO të Ambasadës kineze në Beograd, ku u vranë tre gazetarë kinezë.

Serbia, pas Francës, është ndalesa e dytë në vizitën e parë të presidentit Xi në Evropë në pesë vjet, ku përfshihet edhe një vizitë në Hungari. Në Serbi, e cila shihet si partneri më i rëndësishëm i Kinës në Ballkan, presidenti Xi pritet t’i diskutojë investimet e Kinës në vend dhe marrëveshje të reja të mundshme.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe zyrtarë të qeverisë e pritën presidentin kinez Xi në aeroportin e Beogradit, ku u prit nga një roje ushtarake e nderit dhe grup kërcimtarësh folklorikë. Të dy udhëheqësit do të zhvillojnë një takim dypalësh të mërkurën, raporton Zëri i Amerikës.

Më 7 maj 1999, 20 shtetas kinezë u plagosën në sulmin e NATO-s, i cili shkaktoi zemërim në Kinë dhe një kërkim falje nga presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton./VOA

Ambasada u godit gjatë një fushate ajrore kundër Jugosllavisë së atëhershme për të detyruar presidentin serb, Slobodan Millosheviç, që t’i jepte fund shtypjes së shqiptarëve në Kosovë.

“Populli kinez e vlerëson paqen, por kurrë nuk do të lejojë përsëritjen e tragjedive të tilla”, tha presidenti Xi në një artikull të opinionit në të përditshmen “Politika” të martën.

Rrugët e Beogradit u zbukuruan me flamuj kinezë dhe pankarta ndërsa mijëra oficerë policie u angazhuan për t’u kujdesur për sigurinë e Presidentit Xi dhe delegacionin e tij 400 anëtarësh, vizita e nivelit më të lartë nga një udhëheqës i huaj në vite.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika