Presidenti kroat: Serbia duhet të japë përgjigje për sulmin në Banjskë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka thënë se Serbia duhet të japë përgjigje sa i përket sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, në një konferencë për media me presidenten Osmani, ka thënë se Serbia duhet të japë përgjigje sa i përket sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ai ka thënë se ky sulm nuk ka mundur të ndodhë pa dijeninë e Beogradit.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Serbia duhet të na japë përgjigje për disa gjëra të dukshme që nuk mund t’i shpëtojnë vëmendjes as të një fëmije të vogël”, ka thënë Milanoviq për sulmin në Banjskë.

Presidenti kroat ka thënë tutje se gjëra të tilla kanë parë në të kaluarën dhe se të njëjtat nuk duan t’i shohin më, duke shtuar se “një ngjarje e tillë në të ardhmen, në një shkallë tjetër, nuk duhet të lejohet që të ndodhë”, raporton REL.

Milanoviq më herët i ka quajtur të padrejta sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, për të cilat ka thënë se janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Ai madje ka thënë se përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, duhet “të dalë në pension”, duke shtuar se sanksionet janë vënë nga Josep Borrell dhe ekipi i tij.

Lexo dhe: Presidenti kroat: Borrell padrejtësisht i vendosi sanksione Kosovës, ai duhet të dalë në pension

“Sanksionet. Jam kundërshtar i sanksioneve, edhe Kosova është nën disa sanksione… Sanksionet ndërmerren nga ana e Këshillit të Sigurimit, nëse ato janë disprocionale atëherë nuk jemi me fat. Të gjitha sanksionet bilaterale, prej organizatave që nuk janë pjesë e Kombeve të Bashkuara, sipas meje janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Kujtojmë që të dielën e 24 shtatorit në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist serb, i cili udhëhiqej nga Millan Radojçiq.

Nga ky sulm mbet i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, i cili tashmë është shpallur hero, i plagosur ka mbetur zyrtari policor Alban Rashiti dhe disa të tjerë të lënduar.

Ndërsa nga aksioni i Policisë së Kosovës mbetën të vrarë tre pjesëtarë të këtij grupi terrorist serb.

Ky akt terrorist u dënua ashpër edhe nga ndërkombëtarët.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika