Presidenti Macron arrin në Tiranë, pritet nga Rama





Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka arritur në Tiranë, në kuadër të samitit të Bashkimit Evropian.

Ai tha se lufta në Ukrainë është çështje e sigurisë për të gjithë rajonin, teksa e falënderoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mikpritjen.

“Kam thënë gjithmonë që diskutimet gjithashtu dhe lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin, jemi prej shkurti e marsi duke punuar. Dua të falënderoj Ramën për këtë samit të BE-së për Ballkanin, në një moment të rëndësishëm për ne, kemi projekte konkrete për të diskutuar. Është e rëndësishme të punohet drejt solidratietit… do të kemi mundësi që së bashku me kancelarin Scholz, të përgatisim konkluzione për energji”, ka thënë ai.

Temat kryesore të diskutimit në këtë samit do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, intensifikimi i angazhimit politik, përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të paraqitura nga migrimi, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Në fund të samitit, liderët pritet të kenë një deklaratë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika