Léon Gautier, ka vdekur në moshën 100-vjeçare. Ai njihej si anëtari i fundit i mbijetuar i një njësie elitare franceze që u bashkua me forcat aleate në pushtimin e ‘Ditës D ‘për të larguar Normandinë nga kontrolli i Gjermanisë naziste.
Vdekja e tij u njoftua të hënën nga Romain Bail, i cili është kryetari i komunës fraceze Ouistreham.
Ky qytet i njohur si një komunitet bregdetar i Manshit anglez ku forcat aleate zbarkuan më 6 qershor 1944 dhe ku z. Gautier jetoi dekadat e tij të fundit.
Ai ishte shtruar në spital me probleme në mushkëri, tha Bail.
Dita D, ishte beteja apo zbarkimi i Normandisë, e koduar si “Operacioni Neptun” dhe shpesh i referuar si “D-Day”, e cila pjesë e Luftës së Dytë Botërore dhe ishte pushtimi më i madh i detit në histori më 6 Qershor 1944.
Në Francë, ai ishte një zë i kujtimit të Luftës së Dytë Botërore dhe i paralajmërimit. “Gjeneratat e reja duhet t’u thuhet – ata duhet ta dinë,” i tha ai Associated Press në vitin 2019. “Lufta është e shëmtuar. Lufta është mjerim – mjerim kudo.”
Ish-veterani Gautier, pas luftës i kushtoi shumë nga jeta e tij dhënies së intervistave, pjesëmarrjes në përkujtime dhe ndihmës në krijimin e një muzeu në Ouistreham që përkujton komandot franceze që ndihmuan në çlirimin e Normandisë.
Léon Gautier u lind më 27 tetor 1922, në Fougères, një fshat në Brittany, dhe u rrit mes kujtimeve të hidhura të Luftës së Parë Botërore. Ai iu bashkua marinës franceze në vitin 1940 në moshën 17-vjeçare. Kur Franca ra në qershor të atij viti në duart e gjermanëve, ai u nis për në Britani, ku Gjenerali Charles de Gaulle i Francës po mblidhte bashkatdhetarët e tij.
Në Ditën D, zoti Gautier dhe shokët e tij në njësinë “Komando Kieffer” ishin ndër valët e para të trupave aleate që sulmuan plazhet e mbrojtura rëndë të Francës veriore të pushtuar, duke filluar çlirimin e Evropës Perëndimore. Në një forcë të madhe pushtuese të përbërë kryesisht nga ushtarë amerikanë, britanikë dhe kanadezë, komandot e kapitenit Philippe Kieffer siguruan që edhe Franca të kishte dikë për t’u krenuar, pas çnderimit të pushtimit të saj nazist, në të cilin disa zgjodhën të bashkëpunonin me forcat e Adolf Hitlerit, raporton New York Times, përcjellë Portali Dukagjini.
Ndryshe, më poshtë mund të gjeni postimin e presidentit të Francës, Emanuel Macron, në Twitter.
Léon Gautier était l’un de ces Français ordinaires résolus à accomplir l’extraordinaire. Incarnation de cet esprit de Résistance, avec ses 176 camarades du commando Kieffer, il a libéré sa patrie, la nôtre, la France.
Notre reconnaissance éternelle. pic.twitter.com/zmmW4ZxjqA
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) July 7, 2023